Komisioni Evropian sërish e përsëriti rekomandimin për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Komisioni Evropian e vlerësoi pozitivisht përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në procesin reformues dhe e përsëriti rekomandimin për të dyja vendet që të hapen bisedimet hyrëse me Bashkimin Evropian, njofton Portalb.mk.

Komisioni e bazon zhvillimin e arritur në lidhje me kushtet që njëzëri u vendosën nga ana e Këshillit në qershor të vitit 2018-të.

Në dokument thuhet se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë rritur përpjekjet dhe kanë treguar rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore.

“Duke parë në tërësi, Maqedonia e Veriut i ka rritur përpjekjet dhe ka treguar rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të konstatuara në konkluzionet e Këshillit të qershorit të vitit 2018-të. Si rezultat i asaj, bazat e rekomandimit të Komisionit për vitin 2019-të për fillimin e bisedimeve hyrëse me Maqedoninë e Veriut janë të vlefshme”, thuhet në konkluzionin e raportit i cili edhe zyrtarisht u publikua sot.

Pas prezantimit të raportit, eurokomesari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhjeli, tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë arritur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore.

“Vendet e rritën punën e tyre dhe dhanë rezultate të mëtutjeshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Konkluzionet e Këshillit të qershorit të vitit 2018-të. Komisioni qëndron fort në rekomandimet e tij për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe shpresoj që shtetet anëtare të marrin vendim pozitiv në javët e ardhshme”, tha Varhejli.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kriteret formale, ndërkaq me miratimin e Ligjit për Prokurori Publike, autoritetet shpresojnë se në tavolinë do të jetë edhe një argument në dobi të fillimit të bisedimeve gjatë këtij viti.

Mbetet e paqartë se çfarë qëndrimi do të kenë Holanda, Danimarka dhe Franca, të cilët janë kundër zgjerimit. Holanda dhe Danimarka kanë rezerva të veçanta ndaj Shqipërisë, por duke e pasur parasysh se Franca, por edhe vendet tjera, janë “për” fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën, Haga dhe Kopenhaga nuk do të kenë mundësi tjetër, pos të bllokojnë. Në këtë kontekst është e rëndësishme se çfarë qëndrimi do të marrë Kuvendi i Holandës pas publikimit të raporteve për zhvillim të reformave.

Metodologjia e re për zgjerimin e Bashkimit Evropian tani numëron shtatë faza që shtetet kandidate duhet t’i plotësojnë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane kundrejt 35 kapitujve që janë aktualisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button