Ministri kroat në Tiranë dhe Shkup për eurointegrimet

Gordan Grlic-Radman, Ministri i punëve të jashtme të Kroacisë zhvilloi takim me zv.kryeministrin për çështje evropiane në RMV, Bujar Osmanin, si dhe me Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, transmeton Portalb.mk.

“Kënaqësi e veçantë vizita e sotme e Ministrit Grliq Radman që përkoi me publikimin e Raportit të jashtëzakonshëm për progresin dhe gjendjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilën edhe një herë u konfirmua rekomandimi i vitit të kaluar për fillimin e negociatave”, deklaroi Osmani.

U theksuan pritshmëritë për rezultate pozitive në Samitin e Zagrebit.

 Grlic-Radman në Tiranë u prit nga ministri Cakaj, ku u diskutua çelja e bisedimeve për anëtarësimin e  Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Në fjalën e mbajtur, Cakaj, fillimisht falënderoi homologun kroat për mbështetjen e pakursyer dhënë për Shqipërinë, që prej orëve të para pas tërmetit të 26 nëntorit dhe kontributit në konferencën ndërkombëtare të donatoreve.

“Është krejtësisht e qartë se Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Ky nuk është as qëndrim personal as opinion politik, por realitet objektiv i dokumentuar tashmë edhe nga Komisioni Evropian”, deklaroi Cakaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button