Howitt: Nuk e di a do merr datë Maqedonia, por e meriton

Ende nuk jam i sigurt se a do të merret data, por jam i bindur se Maqedonia duhet që të fillojë negociatat për anëtarësim me BE-në, thotë eurodeputeti britanik dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Richard Howitt në intervistën për programin “Porta” në kanalin televiziv shtetëror të Maqedonisë.

“Do të punoj deri në minutën e fundit  të orëve të fundit që të merret vendim i cili do të përcaktojë datën për negociata ose do të japë hap vendimtar dhe të pakthyeshëm drejt përcaktimit të datës për negociata”, thekson Howitt.

Duke i komentuar marrëdhëniet me Greqinë dhe me Bullgarinë në kontekst të fqinjësisë së mirë Howitt i përshëndeti, siç tha, mesazhet pajtuese që Shkupi i dëtgon Athinës dhe Sofjes.

Duke i vlerësuar këto mesazhe si “një gjest të madh” nga Shkupi kundrejt fqinjëve në prag të takimeve të dhjetorit të Këshillit Evropian, eurodeputeti britanik theksoi se bëhet fjalë për fjalë, por fjalë të cilat janë të sinqerta.

Në pyetjen për emrin Howitt konsideron se në fund, megjithatë të dy vendet do të duhet që të gjejnë zgjidhje, diçka, që siç vlerëson, është e dhimshme për të dyja palët. 

Lajme të ngjashme

Back to top button