EULEX me shef të ri, Bernd Borchardt

Diplomati gjerman, Bernd Borchardt, do të jetë shefi i ri i Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Ai do të marrë detyrën në fillim të janarit nga gjenerali francez Xavier Bout de Marhnac, raportojnë mediat në Prishtinë.

Borchardt ka shërbyer në Kosovë gjatë kohës së luftës. Ai ka qenë zëvendësshef i misionit verifikues të OSBE-së që udhëhiqej nga William Walker.

Ai po ashtu ka qenë ambasador i Gjermanisë në Shqipëri nga viti 2006 deri më 2007.

Lajme të ngjashme

Back to top button