Ndërtesat sociale ndërtohen vetëm për maqedonasit

Qeveria ndërton banesa me çmime më të ulëta vetëm në lagjet dhe komunat e banuara me maqedonas. Pjesa më e madhe e ndërtesave që do të ndërtohen dhe atyre që janë në ndërtim është në Shkup, në lagjen Aerodrom, ndërkaq, në lagjet e Shkupit ku banojnë shqiptarë nuk është paraparë ndërtimi i asnjë banese. Nga 30 ndërtesa me 1724 banesa që ka paraparë Qeveria të ndërtojë gjatë tre viteve, vetëm dy ndërtesa me nga 50 banesa janë paraparë për tu ndërtuar në Tetovë dhe Gostivar.

Ndërtimi i banesave, vetëm në lagjet e banuar me maqedonas, ndikon negativisht jo vetëm tek shqiptarët që kanë nevojë për një strehë, por edhe tek bizneset shqiptare që merren me ndërtime.

Drejtori i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP), Fatmir Bytyçi thotë për “Lajm” se politikat ekonomike qeveritare jo gjithmonë janë favorizuese për shqiptarët.

“Kjo është një prej masave të shumta që ndërmerr Qeveria, ku së pari masa nuk është sensitive ndaj popullatës shqiptare, në këtë rast qasjes ndaj banesave të subvencionuara, por edhe cili do të ishte ndikimi tek bizneset në përgjithësi. Unë nuk mund të predikojë se kompanitë që do të ndërtojnë nuk mund të jenë shqiptare, por vetëm supozoj se do të ndodhë ajo që ka ndodhë gjithmonë, që kompanitë që hyjnë dhe merren me ndërtimin e objekteve të tilla dhe projekteve qeveritare do të jenë kompani maqedonase”, thotë Bytyçi për Lajm.

Çmimi i banesave që po ndërton qeveria do të jetë 15 -20 për qind më lirë se mesatarja e çmimeve momentale. 

Lajme të ngjashme

Back to top button