Spasovski në Londër u takua me Palmerin dhe kryetarin e BERZH-it

Oliver Spasovski në kuadër të Samitin e organizuar në Londër, zhvilloi takim me Methju Palmerin, të dërguarin special të sekretarit amerikan për Ballkanin perëndimor, si dhe me Suma Çakrabatin, kryetarin e Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH), transmeton Portalb.mk.

“Prej rezultateve të reformave dhe zbatimit të tyre pritet vendim pozitiv dhe i shpejtë i BE-së për fillimin e negociatave si hap logjik dhe për shkak të plotësimit të të gjitha kritereve dhe standardeve për anëtarësim në NATO”, theksoi Palmer.

Spasovski premtoi se Maqedoninë e Veriut do të vazhdon të mbështesë marrëveshjet për fqinjësi të mirë, siç është ajo me Bullgarinë dhe Greqinë. Ai gjithashtu theksoi edhe mbështetjen financiare të BERZH-it në përmbushjen e kritereve të RMV-së për në BE.

“BERZH është partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut me mbështetjen financiare për përpjekjet  tona për përmbushjen me sukses të kritereve dhe standardeve të nevojshme për afrimin drejt Bashkimit Evropian”, tha Spasovski.

Qeveria e RMV-së theksoi se BERZH është e gatshme për bashkëpunim për mbështetjen e negociatave për anëtarësim, duke u përqendruar në projektet infrastrukturore, energjinë ripërtëritëse, gazifikimin, industrinë jondotëse dhe digjitalizimin e shërbimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button