“Strabag-u” austriak do ta ndërtojë edhe fazën e dytë të ekspres rrugës Shtip-Radovish

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore e përfundoi procedurën për zgjedhje të realizuesit të fazës së dytë të ndërtimit të ekspres rrugës Shtip-Radovish, me gjatësi prej 16,9 kilometra. Kompania austriake “Strabag” është zgjedhur si ofertuesi më i volitshëm me ofertën e parashtruar prej 14,9 milionë euro. Bëhet fjalë për trasenë nga nyja Tre Çezmat në Shtip deri në urën e lumit Bregallnicë dhe nga miniera “Buçim” deri në hyrje të Radovishit, njofton Portalb.mk.

“Së shpejti pritet edhei inkuadrim i realizuesit në punë, me çka do të fillojë të rrjedhë edhe afati i realizimit. Afati për realizim është paraparë të jetë 24 muaj”, thonë për “Meta.mk” nga NP për rrugë shtetërore.

Për momentin përqindja e realizimit të fazës së parë të ekspres rrugës Shtip-Radovish është 70 përqind. Afati përfundimtar për lëshim në përdorim të kilometrave të para të këtij segmenti rrugor është fundi i prillit 2021, mirëpo për shkak të ndërtimit të përshpejtuar të projektit në terren pritet faza e parë të lëshohet në funksion para kohe – në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2021. Traseja me gjatësi prej 23 kilometra nga faza e pare e projektit ndërtohet ndërmjet fshatit Sofilari dhe minierës “Buçim”.

Ndërtimi i ekspres rrugës Shtip – Radovish ka filluar në qershor të vitit 2018. Lidhja e re rrugore do të përmbajë nga një korsi të karregjatës prej 3,5 metra dhe nga një korsi ndihmëse për ndalje prej 2.5m në të dy drejtimet. Shpejtësia maksimale e qarkullimit të automjeteve do të jetë 110 km/h.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button