Zaev pas incizimit të Milloshoskit: VMRO-DPMNE u varros

Në regjistrimet e tonit unë e komentoj vendimin e Gjykatës Supreme për të mos proceduar lëndët e PSP-së pas qershorit 2017, situatë në të cilën lëndët do të ishin rrëzuar nëse nuk votohej Ligji për prokurori publike, thotë lideri i LSDM-së dhe ish-kryeministri Zoran Zaev në lidhje me incizimet e publikuara nga deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski, njofton Portalb.mk.

Në një intervistë për Pres 24 thekson se incizimet me siguri janë regjistruar në ndonjë nga takimet që janë mbajtura gjatë negociatave me një grupin e deputetëve që ishin përjashtuar nga VMRO-DPMNE.

“Bisedën e ka incizuar pa autorizuar ndonjë nga pjesëmarrësit derisa është diskutohej për arsyet dhe nevojën për miratimin e Ligjit për Prokurori publike. Këto janë mbase biseda nga takimet e mbajtura me përfaqësuesit e partive në pushtet dhe opozitës nga blloku i partive shqiptare, kur ne bindeshim dhe sqaronim grupit prej tetë deputetësh të VMRO-DPMNE-së përse ishte e rëndësishme të miratohej Ligji për Prokurori publike”, theksoi Zaev.

Ai shton se biseda e regjistruar pa autorizim tregon përse duhej të miratohej Ligji për Prokurori publike dhe tregon se si me atë ligj tejkalohet vendimi i Gjykatës Supreme.

“Me LPP ne mundësuam që të gjitha lëndët të zgjidhen në bazë të provave të siguruara. Po flitet se gjykatësit supremë kanë njoftuar qartë se do të marrin vendimin që atëherë e patën miratuar në përputhje me ligjin për PSP ku është paraparë që përgjimet e  paautorizuara të bisedave janë prova deri më 30.06.2017, ndërsa pastaj mund të jenë vetëm indikacione. Çdo gjë tjetër që dëgjohet në incizimin e paautorizuar të Milloshoskit është vetëm argument plus për bindje të bashkëbiseduesve dhe konfirmimi përse duhet të miratohet ligji i ri për Prokurori publike, shton lideri i LSDM-së.

Ai ende beson se VMRO-DPMNE u varros me lëshimin e incizimeve të bisedave nga një kohë kur të gjithë e dinin se lëndët e PSP-së ishin nën kërcënim.

“Milloshoski e njeh ligjin e ri, ai, Gruevski dhe Mickoski e dinë që lëndët do të kenë aktgjykime në bazë të provave të siguruara. Provat janë shpëtuar, lëndët janë shpëtuar, vetëm krimi i VMRO-DPMNE-së nuk është shpëtuar”, thotë Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button