Ekzekutuan biznesmenin në Kashar, publikohen fotot e dy vëllezërve Lala

Policia e Shtetit ka publikuar sot identitetin e tre personave që kërkohen për vrasje. Dy prej tyre janë vëllezër, të cilët rezultojnë të dënuar nga Gjykata e Tiranës me 25 vjet burg secilit, shkruan Euronews, transmton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për Aleks Totraku, i njohur dhe me emrin Abdyl Lala dhe vëllai i tij, Antonio Lala i njohur dhe si Mirjan Lala. Këta dy persona, njëri 35 vjeç dhe tjetri 32, janë shpallur fajtor për vrasjen e biznesmenit, Agron Dervishi.

Ngjarja ka ndodhur më 1 janar 2013në fshatin Mazrek të Komunës Kashar. Dy vëllezërit Lala, me origjinë nga Dibra, në bazë të hetimeve rezultojnë se kanë qëlluar Dervishin me armë zjarri duke i zënë pritë.

Për këtë arsye, të dy vëllezërit janë dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës, dhënë 3 vjet pas vrasje, përmendet si shkak për ngjarjen dhe një lidhje jashtëmartesore që një nga autorët ka pasur me gruan e viktimës.

Ndërsa person i tretë që është publikuar nga policia është Nexhip Rexho. Ky i fundit, në datën 27 gusht 2000, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë, Nexhip Rexho ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin L. M. dhe ka plagosur gruan e këtij të fundit, shtetasen T. M. Nexhip Rexho është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Policia e Shtetit bën apel që për këdo që ka informacion mbi vendndodhjen e tyre mund të telefonojnë në numrin: +355694133433 ose në adresën e email: [email protected]

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button