Ne fundjavë do të dënohet parkimi i paligjshëm në Vodno, çmimi i parkingut 100 denarë

Qyteti i Shkupit përmes inspektorëve në fundjavë do të kontrollon parkimet e paligjshme në hapësirat publike të malit Vodno, që në fundjavë shfrytëzohet si hapësirë rekreative-argëtuese, transmeton Portalb.mk.

Fundjavën e kaluar kishte ishin shqiptuar 76 gjoba për shkak të parkimit jot ë rregullt, duke dëmtuar hapësirat e gjelbra.

“Falë këtyre kontrolleve të përforcuara të ruajtësve të rendit gjatë fundjavës në Vodno nuk krijohet rrëmujë në komunikacion, ndërsa vizitorët kanë kushte optimale për rekreacion”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Çmimi i parkingut për orën e parë është 100 denarë në fundjavë, ndërsa ora e ardhshme paguhet 50 denarë.

“Në parkingjet është vendosur sinjalizim përkatës horizontal dhe vertikal, si dhe tabela informuese. Parkimi është pa pagesë për personat me aftësi të kufizuara, si dhe për autobusët turistikë, ndërsa parkimi i paligjshëm sanksionohet”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Përndryshe, Ndërmarrja e transportit publik “Shkupi” gjatë fundjavës organizon transport publik (nr.25) me këtë orar:

NISJE NGA STACIONI HEKURUDHOR NISJE NGA VODNO E MESME
9:00 9:30
10:00 10:30
11:00 11:30
12:00 12:30
13:00 13:30
14:00 14:30
15:00 15:30

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button