S’ka sapun – s’ka paqe: Nxënësit e shkollave të mesme kërkojnë mjete për higjienë në shkolla

Të gjithë na flasin që shumë sëmundje vijnë nga duart e papastra, ndërsa askush nuk është përkujdesur për atë që nuk kemi sapun në shkollat në të cilat kalojmë edhe nga tetë orë në ditë. Ky është reaksion i nxënësve të shkollave të mesme të cilët nëpërmjet Lidhjes së nxënësve të shkollave të mesme kanë filluar fushatë në rrjetet sociale të titulluar #s’kasapun duke publikuar fotografi prej dhjetëra tualeteve shkollore anembanë vendit të cilat janë në gjendje të mjerë, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Dysheme të papastra, lavamanë të thyer, mure të ndyta, dispenzerë të thyer ose të shkëputur për sapun të lëngshëm, është vetëm pjesë e asaj që mund të shihet në fotografitë të cilat publikohen në Fejsbuk dhe në Tuiter.

Blendi Hodai, kryetari i Lidhjes së nxënësve të shkollave të mesme për “Meta.mk” thotë që të gjitha rekomandimet e institucionet janë rregullisht të mirëmbahet higjienë personale, kurse në praktikë, të njëjtat institucione nuk i sigurojnë mjetet më elementare për higjienë personale.

“Rekomandimet janë që duhet të mbrohemi nga korona virus, nga gripi dhe nga infeksione tjera, me atë që rregullisht do t’i pastrojmë duart. E si të pastrojmë duart kur tualetet janë të tmerrshme? Theksi është me këtë fushatë të pranojmë fotografi prej sa më shumë shkollave në vend, të shihet gjendja reale – që vërtetë nuk ka sapun. Do t’i grumbullojmë të gjitha fotografitë dhe do t’i publikojmë në rrjetet sociale, që ta ngremë vetëdijen e udhëheqësve të shkollave, autoriteteve lokale, Ministrisë, që nuk mund, për shembull, nxënësit në Shkollën e mesme të mjekësisë të mësojnë për higjienë, e në të njëjtën kohë në tualet të mos kenë sapun për t’u pastruar”, thotë Hodai.

Nxënësit e shkollave të mesme jo rrallë edhe vet i dëmtojnë ose shkatërrojnë lavamanët, çezmat dhe dispenzerët për sapun. Hodai thotë që kjo është e vërtetë, por ajo që mungon për t’u parandaluar kjo, janë punëtori edukative që duhet t’i organizojnë drejtorët, në të cilat do të ngritët vetëdija për të ruajtur atë që është e përbashkët dhe pronë e shkollës, e që u shërben të gjithëve.

“Unë mësoj në gjimnazin “Kirill Pejçinoviq” në Tetovë. Edhe këtu nuk kemi sapun në tualetet, ka lavaman të thyer. Për këtë nevojitet dikush të përkujdeset, nuk guxon të vazhdojë kështu”, ka shtuar Blendi.

Kjo fushatë ka rezultuar nga projekti i “Demokracy Lab”. Siç sqaron drejtori ekzekutiv, Sefer Selimi, kjo është pjesë e projektit Young journalists network, në të cilin trajnohen gazetarë të ri.

– Në kuadër të atij projekti, përveç trajnimeve me ekspertë ndërkombëtarë dhe lokalë, pjesëmarrësit kanë edhe obligim të punojnë në mënyrë praktike. Një nga ato është të shkruajnë tekste të ndryshme dhe të përpilojnë storje të ndryshme hulumtuese. Si pjesë e atyre storjeve, është problemi aktual me korona virusin, kurse me atë edhe domosdoshmëria për ndërgjegjësim nga rreziku prej viruseve përgjithësisht. Kështu që, ka fushatë për ngritjen e vetëdijes në institucionet që virusi ose infeksionet mund të parandalohen me mirëmbajtje të higjienës, kurse në praktikë në fakt tregohet që nuk i kemi kushtet më të thjeshta për mirëmbajtje të higjienës. Tani fushata me fotografitë nga tualetet në shkollat është e pavarur nga projekti jonë – sqaron Selimi.

Studentët e Mjekësisë, Stomatologjisë, Farmacisë, Infermierisë dhe Fizioterapisë në UT shfrytëzojnë vetëm nga një WC në secilin kat ku mbahen ligjëratat. Sapuni mund të shihet vetëm në ëndërr.

Fotografitë nga tualetet pa sapun publikohen me hashtag #s’kasapun dhe #немасапун. Fushata, siç sqarojnë në Lidhjen e nxënësve të shkollave të mesme, do të zgjatë në tre javët e ardhshme, kurse pastaj do t’u dërgohen organeve kompetente nga të cilat pritet ta ndryshojnë këtë gjendje në terren.

Para pak kohe, “Meta.mk” publikoi që në shkollat, veçanërisht në ato fillore, prindërit janë ata të cilët i blejnë të gjitha mjetet e nevojshme për higjienë për fëmijët e tyre derisa janë në shkollë. Në pyetjen, pse prindërit të blejnë letër tualeti, në vend të kryetarëve të komunave, Velimir Smilevski, njeriu i parë i komunës Butel, u përgjigj që nuk bëhet fjalë për atë nëse komuna nuk ka para për të blerë, por që thjeshtë, mjetet për higjienë vidhen.

“Nuk blejmë letër tualeti për shkak se e vjedhin. Nëse shohin që ka, qëllohen njëri me tjetrin me atë. Në mënyrë plotësuese, ndodh të bie në dysheme, pra edhe për shkaqe higjienike nuk ka letër në tualetet e shkollës. Ne si komunë blejmë sapun dhe mjete për mirëmbajtje të higjienës në shkollë. Mirëpo, për peceta të lagshta, xhel antibakterial, pastrues dhe mjete personale – kjo është dëshirë e prindërve, ata vetë e paguajnë atë, askush nuk u urdhëron”, deklaroi Smilevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button