Buçkovski, Zikov dhe Jordanov e promovuan “Aleancën për Maqedoni pozitive”

“Aleanca për Maqedoni pozitive” e ish kryeministrit Vlado Buçkovski, gazetarin Lupço Zikov dhe biznismenin Minço Jordanov, u promovua në Vizbeg të Shkupit.Promovimi u mbajt nën moton “Nuk kërkojmë gëzim e as të drejta të autorit për idetë tona”, themeluesit e partisë paralajmëruan se prioritet për ta do të jetë fokusimi për zhvillim të ekonomisë si parakusht për një jetë më të mirë të qytetarëve të Maqedonisë.

Partia do të fokusohet në strategjinë për zgjedhjen e problemeve kyçe të vendit. Siç njoftuan themeluesit, kryetar i partisë do të zgjidhet në kongresin e shtatorit. Partia do të funksionon si lëvizje neo-politike.

“Jemi mbledhur në Vizbeg që nga periferia të nisemi për në qendër. Shoqëria e Maqedonisë mbahet peng i energjisë së madhe negative. Tranzicioni zgjat 23 vite, dhe kurqysh nuk merr fund. Të gjithë jemi bërë të padurueshëm, maqedonasit me maqedonasit, maqedonasit me shqiptarët, shqiptarët me shqiptarët, mungon pajtimi në skenën politike, sepse me destruktivitet bllokohet çdo ide pozitive, tha Zikov.

Në vend se të presim investime të huaja, biznesmenët në Maqedoni duhet të hapin fabrika, tha Zikov. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button