Berisha: Rita Ora më e madhe se Madona

Të thuash që është Madona, është pak. Është diçka mes Beyonces dhe Rihanës, është e mrekullueshme, superstar. Kështu e cilësoi kreu i qeverisë, Sali Berisha, këngëtaren Rita Ora, ndërsa u shfaq si një njohës i mirë i repertorit të saj.

Përveç zërit të saj, R.I.P është një këngë që çon peshë zemrat e të rinjve në të gjithë botën, tha kryeministri.

Berisha tha se Rita është një atdhetare e flaktë, dhe është edukuar nga një familja shqiptare, duke pohuar gjithmonë se jam shqiptare, jam kosovare.

Kreu i qeverisë, tha se pas gjithë asaj lodhje që ishte akumuluar gjatë gjithë muajit, u shkri kur të rinjtë në shesh i gëzoheshin ritmeve të saj.

Ndërkaq, vetë Rita Ora është shprehu mjaft e ekzaltur nga pritja që i është bërë në Shqipëri. Pas mbylljes së performancës së saj në Tiranë, Rita Ora ka shkruar në Twitter, se e gjitha është e pabesueshme, ëndrra po bëhet realitet.

Pavarësisht shiut, të gjithë të pranishmit në koncert mbyllën çadrat për të festuar bashkë me yllin shqiptar. (Panorama)

Lajme të ngjashme

Back to top button