Dënohën drejtorët e shkollave që festuan 100 vjetorin!

Inspektorati shtetëror i  arsimit ka dënuar disa drejtorë të shkollave të mesme dhe fillore të cilat dje për shkak të festës së flamurit dhe 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë e kanë ndërprerë mësimin. Gjoba sillet nga 2500 deri në 3000 euro, kurse duhet të paguajnë shkolla në Shkup, Tetovë dhe Gostivar. 

Në njoftimin me shkrim nga Inspektoriati shtetëror i arsimit nuk jep informata të sakta se sa shkolla dhe cilat shkolla e kanë ndërprerë mësimin për shkak të festës së 28 nëntorit, njofton plusinfo. Gjatë kontrolleve të inspektorëve të arsimit është konstatuar se ka pasur parregullësi me faktin se disa shkolla gjatë momentit të festës së flamurit shqiptar dhe pavarësisë së Shqipërisë në disa shkolla janë vendosur emrat shqip të disa shkollave.   

Për nderë të flamurit shqiptar në Dibër edhe zyrtarisht është ndryshuar emir i gjimnazit “Zdravko Çoçkovski” në “28 Nëntori”, kurse shkolla villore “Vëllazërim bashkimi” është emëruar “Penestia”. Emër të ri ka edhe shkolla “7 marsi”, nga komuna e Çairit, e cila në të ardhmen do të quhet Adem Jashari. 

Inspektorati shtetëror i arsimit ka ngritur padi ndaj tre drejtorëve të shkollave dhe iu ka dhënë afat prej tetë ditëve që t’i kthejnë emrat e vjetër të shkollave. Në të kundërtën për këto raste do të vendosë gjyqi. Gjobat janë prej 2.000 euro për shkollën dhe 500-800 euro për drejtorët e shkollave.

Lajme të ngjashme

Back to top button