Policia e arrestoi shkupjanin në Kumanovë
Ministria për punë të brendshme (MPB) raportoi se dje rreth orës 20:50 policia ka arrestuar 21 vjeçarin H.K, transmeton Portalb.mk.
Ai në autostradën Shkup-Kumanovë, në hyrje të Kumanovës u kap nga Policia kufitare-Njësia mobile për shkak se në automjetin e tij “Citroen” kishte 31 emigrantë.
Prej 31 emigrantëve, 21 ishin nga Pakistani, 4 nga Siria dhe 6 nga Afganistani.
I arrestuari është nga fshati Rashçe, Shkup.
Emigrantët janë strehuar në Qendrën për tranzit në Tabanoc.