Mbaroi në Kuvend debati për ndryshimet në Ligjin për mbrojtje

Në Seancën e 123-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka mbaruar debati në lidhje me propozim-ndryshimet e Ligjit për mbrojtje, transmeton Potalb.mk.

Sikurse Ligji për PP-në, Ligji për Këshillin e prokurorëve publikë, edhe ky propozim-ndryshim pritet të votohet nesër, para shpërbërjes së Kuvendit, që pritet gjithashtu të ndodhë nesër.

Në propozim-ndryshim planifikohet gjithashtu edhe ndryshimi i emrit të ushtrisë, nga Armata e Republikës së Maqedonisë në Armata e Maqedonisë së Veriut, ndryshim që është kundërshtuar nga opozita. Deputeti opozitar, Ilija Dimovski e ka vlerësuar si të panevojshëm këtë ndryshim.

„Detyrim të tillë me Marrëveshjen e Prespës ende nuk ka. Sipas Marrëveshjes, emri mund të ndryshohet pesë vjet pas negociatave në kapitullin për sigurinë, ndërsa ajo me siguri nuk do të ndodhë në shtatë vitet e ardhshme“, tha Dimovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button