Conte bëhet me “dhimbje koke”, fantazisti i Interit mungon ndaj Lazios

Interi po zhvillon një sezon fantastik në Serie A pasi kryeson tabelën e klasifikimit duke lënë pas Juventusin kampion në fuqi, transmeton OraNews.

E vetmi aspekt negativ tek ekipi i drejtuar nga Antonio Conte ka rezultuar dëmtimet e shumta në radhët e zikaltërve. Së fundmi, Stefano Sensi ka pësuar një lëndim dhe si pasojë detyrohet të mungojë në ndeshjen e së dielës përballë Lazios.

Mesfushori zikaltër ka marrë një goditje në kyçin e këmbës së majtë në takimin e Kupës së Italisë përballë Napolit. Sensi iu nënshtrua testeve mjekësore, që treguan se nuk mund të japë kontribut në këtë përballje mes dy skuadrave pretendente të Serisë A.

Conte, përveç Sensit, nuk do të ketë nën urdhrat e tij për ndeshjen me Lazion as të dëmtuarit e tjerë Handanovic, Esposito e Gagliardini. Interi kryeson kampionatin italian me 54 pikë po aq sa ka edhe Juventusi dhe një më shumë se Lazio një pozicion më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button