Lirohet Ramush Haradinaj

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka liruar nga të gjitha akuzat Ramush Haradinajn. Lahi Brahimaj.

Dhje Idriz Balajn. Festimet për lirimin e tyre kanë filluar tashmë në Prishtinë.

Sot në ora 9:00, nisi procesi i shpalljes së vendimit përfundimtar në rastin kundër ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Të tre ata janë rigjykuar pjesërisht nën akuzën për “trajtim mizor, torturim dhe vrasje të të burgosurve” në atë që quhej kampi ushtarak i Jabllanicës, më 1998”.

Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj janë liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa i akuzuari i tretë, Brahimaj, është dënuar me gjashtë vjet heqje lirie për “trajtim mizor dhe torturim” të të burgosurve të UÇK-së.

Rigjykimi, që ka nisur më shumë se dy vjet më parë, ka ardhur si kërkesë e prokurorisë së Tribunalit të Hagës për t’i dëgjuar dëshmitë shtesë të dy dëshmitarëve “të rëndësishëm”. Sot ata u shpallën të pafajshëm. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button