Seanca të disa komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për punë dhe politikë sociale, për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, për transport, lidhje dhe ekologji, për politikë të jashtme, për çështje evropiane dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Është paraparë që Komisioni për financim dhe buxhet të mbajë dy seanca. Deputetët duhet t’i shqyrtojnë propozimin e ligjit për plotësim të Ligjit për qarkullimin pagesor, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin personal të të ardhurave edhe të Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me gjërat e organeve shtetërore, të gjitha në lexim të parë. Pasi do të shqyrtohen këto propozime, komisioni kuvendor për financim dhe buxhet do ta vazhdojë debatin për Propozimin e Buxhetit për vitin 2013.

Komisioni për punë dhe politikë sociale do ta mbajë vazhdimin e dymbëdhjetë të debatit të amendamentit të Propozim-ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, sipas procedurës së shkurtuar, i parashtruar nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive janë Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor dhe të plotësimit të Kodit penal, të dyja në lexim të parë.

Anëtarët e Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji do të hapin debat të amendamentit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për aviacion, për ndryshim të Ligjit të sistemit hekurudhor dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lundrim të brendshëm. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button