Haradinaj: Punojmë që Ramushi të bëhet kryeministër!

Tribunali i Hagës do të marrë sot vendimin përfundimtar për ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ramush Haradinaj.

Në rast të kthimit të tij në vend, pritet që të ketë ndryshime edhe në skenën politike në vend. Qeverisja e re mund të formohet prej PDK-së dhe AAK-së.

Mirëpo, për t’u arritur një qeverisje e tillë e vendit, kushti i parë i AAK-së është që kjo parti ta marrë postin e kryeministrit, e që në këtë post të vendoset kreu i saj, Ramush Haradinaj.

Anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Daut Haradinaj, thotë se AAK është duke punuar 24 orë që Ramushi të jetë sa më shpejtë kryeministër. “Punojmë 24 orë që ajo të ndodh sa më shpejtë”, ka thënë ai për “Tribuna Shqiptare”.

Sipas tij, pas lirimit të Ramushit sigurisht që fuqizimi i skenës politike do të ndodh. “Jam i sigurt që fuqizimi i skenës politike do të ndodh”, ka thënë ai. Mirëpo, se sa do ketë ndryshime, ajo u shpreh “Ndërsa ndryshimet t’i presim”, ka shtuara ai./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button