Shqipëri, Pas bashkimit të Pavarësisë, vjen përçarja e Çlirimit

Pas festës madhështore të 100-vjetorit të Pavarësisë, ku mijëra njerëz u derdhën në rrugët e Tiranës dhe Vlorës, sot shqiptarët rikthehen të festojnë të përçarë Ditën e Çlirimit. 

29 Nëntori është data zyrtare e festimit të kësaj dite, por klasa politike ndan dy qendrime të kundërta, përkatësisht të djathtët e festojnë çlirimin në të njëjtën ditë me Pavarësinë, ndërsa të majtët respektojnë 29 Nëntorin.

Dje ishte kryeministri Berisha që rreth orës 13:00 vendosi buqeta me lule në monumentin e “Nënës Shqipëri” duke nderuar dëshmorët e luftës nacional-çlirimtare, ndërsa sot dëshmorët e luftës nacional-çlirimtare nderohen nga opozita dhe LSI, që edhe pse pjesë e koalicionit qeverisës, ka respektuar traditën duke përkujtuar 29 Nëntorin. Ndërkohë, buqeta me lule në monumentin e “Nënës Shqipëri”, pritet të vendosen edhe nga Presidenti i Republikës, zoti Bujar Nishani, që ka deklaruar se do të respektojë ligjin.

Nishani prish traditën e vendosur nga ish-presidenti Topi që përgjatë viteve që ndodhej në presidencë, respektonte 28 Nëntorin si Ditë të Çlirimit.

E sikur të mos mjaftonte kjo, debatit për Ditën e Çlirimit i është bashkuar edhe deklarata e albanologut gjerman, Robert Fischer që deklaroi në një konferencë me akademikët ditët e fundit, se “gjermani i fundit është larguar nga Shqipëria më 4 dhjetor. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button