U publikua numri i turistëve që e vizituan Maqedoninë e Veriut në dhjetor

Enti shtetëror për statistika ka publikuar numrin e turistëve në qytetet e Maqedonisë së Veriut për muajin dhjetor, transmeton Portalb.mk.

Numri i përgjithshëm i turistëve të huaj dhe vendas në muajin dhjetor të këtij viti në gjithë RMV-në ka arritur 61,468; derisa në dhjetor të vitit 2018 ishte 56,556.

Gjithsej 40,627 turist të huaj e vizituan në dhjetor RMV-në, ndërsa Shkupin e vizituan rreth 19,290 turistë të huaj.

Në numrin e përgjithshëm të turistëve, dominuan vizitorët nga Bullgaria (7483), Greqia (5651), Serbia (4368), Turqia (3154), Shqipëria (2676), ndërsa nga Kosova erdhën mbi 2 mijë turist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button