Verhofstad: Orban të ndalojë financimin e forcave anti-BE dhe anti-NATO në Maqedoninë e Veriut dhe Slloveni

Deputeti në Parlamentin Evropian dhe ish lideri i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropë (ALDE) Gi Verhofstad në Tuiter ka shkruar se kryeministri hungarez, Viktor Orban duhet që të ndalojë me financimin e forcave të cilat janë kundër Bashkimit Evropian dhe NATO-s në Maqedoninë e Veriut dhe Slloveni, njofton Portalb.mk.

“Viktor Orban financim forca anti-BE dhe anti-NATO në Slloveni dhe Maqedoni të Veriut. Është koha e fundit që të ndalojë”, shkruajti Verhofstad.

Ky qëndrim i eurodeputetit vjen pas tekstit të portalit “Necenzurirano.si”, se mediat në Slloveni dhe Maqedoni të Veriut po financohen me para të kompanive që janë të afërta me partinë Fidez të Orbanit.

Edhe policia sllovene ka konfirmuar se Byroja Nacionale për Hetime po zhvillon parahetim për mënyrën se si janë financuar disa media në vendin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button