RMV, eksploziv në shtëpinë e një prokurori publik – i është djegur makina

Mbrëmë në ora 19:00 nga një mjet eksploziv ka shpërthyer zjarr në hapësirën ndihmëse të shtëpisë së një prokurori publik të Prokurorisë së Kërçovës, informojnë nga Prokuroria, njofton Portalb.mk.

“Eksplozivi e ka dëmtuar automjetin e prokurorit “Seat Leon” i cili ka qenë i parkuar në hapësirën. Përpara një muaji, gomat e të njëjtës veturë janë prerë me thikë nga person i pa njohur”, thuhet në kumtesë.

Prokuroria e Kërçovës bashkë me ekipin e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Është dhënë urdhër për marrjen e mbetjeve të eksplozivit dhe e njëjta është dorëzuar për ekspertizë. Prokuroria po kryen kontrolle edhe të kamerave të sigurisë të vendosura në objektet përreth. Po ndërmerren masa të vazhdueshme për pastrimin e ngjarjes dhe gjetjen e kryerësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button