Fatmir Limaj mbetet në paraburgim

Deputeti Fatmir Limaj dhe të tre të akuzuarit e tjerë në rastin “Kleçka”, mbeten në paraburgim.
Kolegji i gjyqtarëve i Gjykatës Supreme ka refuzuar ankesën e avokatëve mbrojtës të Limajt dhe tre të akuzuarve të tjerë për t’u mbrojtur në liri, ka raportuar KTV.

Siç dihet, menjëherë pas vendimit të Gjykatës Supreme prej 30 ditë paraburgim për deputetin Limaj dhe të tjerëve, avokatët mbrojtës kanë parashtruar ankesë të hënën për të rishqyrtuar këtë vendim.

Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës Supreme ka shqyrtuar sot ankesën e avokatëve mbrojtës të Limajt dhe të tjerëve të rastit “Kleçka”, por nuk kanë ndryshuar vendimin./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button