Të rinjtë tetovarë treguan si duhet të bashkohemi (Foto)

Të rinjtë tetovarë sot treguan se ata dinë të festojnë  festën më të madhe shqiptare 100 vjetorin e Shtetit Shqiptar. Ata me brohoritje Shqipëri etnike, UÇK, me këngët xhamadani vija vija dhe të tjera, kanë festuar këtë festë të madhe kombëtare.

Ajo që ishte më interesante në këtë ditë ishte fakti se të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të koordinuara në mënyrë  të shkëlqyer janë grumbulluar bashkë për të treguar se edhe ata dinë të festojnë dhe të bashkohen si të rinj për të festuar këtë festë mbarë shqiptare. Manifestime ka pasur edhe në shkollën e  mesme ekonomike “8 Shtatori”  ku ka pasur edhe përfaqësues nga komuna e Tetovës.

Manifestim për këtë festë nuk kanë harruar të organizojnë as nxënësit e  shkollave fillore “Liria” dhe “Migjeni”, ku me këngë dhe recitale të rilindasve shqiptarë  kanë festuar këtë festë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button