Basha i premtoi Kurtit integrim të lirë të Kosovës e Shqipërisë

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Shqipëri është takuar me kreun e PD-së, Lulzim Basha, transmeton Koha.net.

Kurti ka thënë se edhe Kuvendin, por edhe Qeveria do të bashkëpunojnë në mënyrë që Kosova e Shqipëria do të jenë në nivel të detyrës.

“Është obligim i yni si politikanë të jemi në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë Kurti pas takimit më Bashën.

Ndërkaq Basha, ka thënë ase për opozitën e bashkuar, prioritetet e bashkëpunimit me Kosovën janë të qarta.

“Do të bëjmë gjithçka në tregtinë e lirë, në integrimin e lirë të Shqipërisë e të Kosovës. Për t’iu dhënë shanse për punësim qytetarëve tanë, e në veçanti rinisë. Për të ndalur shpopullimin që është produkt i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga krimi i organizuar”, ka deklaruar Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button