“Bombat” do të jenë vetëm indikacione në hetime, a do të dështojnë një pjesë e lëndëve të PSP-së?

 “Bombat” përkatësisht materialet nga përgjimet e paligjshme të cilat lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i dorëzoi në Prokurorinë Speciale Publike do të jenë prova vetëm në rastet për të cilat janë ngritur aktpadi deri më 30 qershor 2017, përkatësisht 18 muaj nga dorëzimi i materialeve, në hetimet do të jenë indikacione, kurse në ato parahetimore nuk do të përdoren as si indikacione, njofton Portalb.mk.

Këtë e parasheh neni 110 nga Ligji për prokurorinë publike të cilin e siguroi “Fokus”, i cili dje është miratuar në seancë qeveritare pasi në atë janë inkorporuar kërkesat e Grupit të deputetëve të pavarur të VMRO-DPMNE-së që duhet ta sigurojë dy të tretën e shumicës për miratimin e Ligjit në Kuvend.

“Materialet dhe transkriptat nga materialet prej materialeve të përgjuara në mënyrë të paligjshme për lëndët e iniciuara pas 30 qershorit 2017 mund të përdoren vetëm si indikacione dhe mbi ato nuk mund të bazohet aktakuzë dhe të njëjtat nuk mund të jenë të propozuara dhe të përdorura si provë në aktakuzën e parashtruar ose propozim akuzë”, transmeton Fokus.

“Të gjitha materialet dhe transkriptet tjera nga materialet e përgjuara në mënyrë të paligjshme të cilat nuk janë dorëzuar si prova dhe të cilat nuk janë pjesë e materialeve të cilat nuk janë pjesë e lëndëve të cilat janë në fazë hetimore nuk mund sërish të dëgjohen dhe të përdoren në çdo procedurë dhe të shkatërrohen brenda tre muajsh pas përfundimit të procedurave sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike, thuhet në një pjesë të neneve të ligjit”.

Nëse votohet kjo zgjidhje ligjore kjo do të nënkuptojë që “bombat” nuk do të përdoren si prova, por vetëm si indikacione në rastin “Perandoria”, ku i akuzuari i parë është biznesmeni Orce Kamçev, i cili në anën tjetër është dëshmitar kyç në rastin “Zhvatje” kundër ish prokurores speciale publike, Katica Janeva. Përveç “Perandori”, “bombat” nuk do të jenë prova as në rastin “Regjistrim” kundër liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, rastin “Pushtetari”, kundër deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonijo Milloshoski dhe raste tjera të ngritura pas afatit të kontestueshëm. Prapë se prapë prokurorët e PSP-së kanë pohuar që për një pjesë të rasteve përveç “bomba” kanë edhe prova tjera.

Ligji parashihet të fillojë të zbatohet më 30 qershor 2020. Këto janë vetëm pjesë e dispozitave të inkorporuara nga ligji prej rreth pesëdhjetë faqeve. Për zgjidhjen ligjore është negociuar më tepër se një vit. Ky tekst nuk është version final, teksti zyrtar i ligjit ende nuk është publikuar në faqen e Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button