Serbia duhet ta shikojë të vërtetën në sy

Lideri i opozitës kroate, Tomislav Karamarko, konsideron se ka ardhur koha që Serbia ta pranojë të vërtetën dhe të përballet me të kaluarën e saj.

Ai e ka akuzuar Serbinë për agresion në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.

“Ka ardhur koha që Serbia ta shikojë të vërtetën në sy, të përballet me të vërtetën dhe me të kaluarën e saj, ndërsa kjo është se ka kryer agresion në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë”, ka deklaruar Karamarko duke reaguar ndaj fjalëve të presidentin serb, Tomislav Nikolic, se “kroatët e dinë që është kryer një krim i tmerrshëm, i cili do t’i brejë derisa janë gjallë”.

“Mjaft më me tezën se do të pajtohemi nëse e barazojmë fajësinë. Jo! Do të pajtohemi kur dikush do ta pranojë fajin e vet, ndërsa fajtorët janë ata!”, u ka thënë kryetari i Unionit Demokratik Kroat gazetarëve në Vukovar. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button