Vlora nderon Qosen dhe Withers: përurohet shtatorja e Ismail Qemalit

Vlora është në festë. Qyteti i pavarësisë nderoi me titullin qytetar nderi akademikun e shquar Rexhep Qosja dhe ish-ambasadori amerikan John Withers. Qosja e cilësoi Vlorën si “qytetin që bashkon zemrat e të gjithë shqiptarëve”, ndërsa Withers deklaroi se në Vlorë ndjehet si në shtëpine e tij. 

Në këtë ceremoni të organizuar nga Bashkia e Vlorës dhe Partia Socialiste, Edi Rama vlerësoi nismën e qytetarëve vlonjatë për të hapur dyert e shtëpive për të pritur qytetarët shqiptarë ngado që vijnë për të marrë pjesë në festën e Pavarësisë. 

Ceremonia e dorëzimit të titujve “Qytetarë Nderi” për Rexhep Qosen dhe ish-ambasadorin Withers u pasua me zbulimin e shtatores së Ismail Qemalit në qytetin e Vlorës. 

Ndërkohë, në orët e pasdites nisën aktivitetet festive të organizuara nga qeveria me një koncert të madh në Sheshin e Flamurit ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Sali Berisha.

Gazetari Sokol Balla, në një lidhje të drejpërdrejtë me studion e edicionit qendror informativ, tha se “është për të ardhur keq, që në ditën e çeljes së festimeve për 100-vjetorin, kahet e politikës janë të përçara”, asnjë përfaqësues i pushtetit qendror nuk mori pjesë në festimet e organizuara nga Bashkia, dhe asnjë përfaqësues i Bashkisë dhe opozitës nuk merr pjesë në festimet e organizuara nga qeveria”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button