Xherdan Shaqiri lirohet nga akuza

Futbollistët e Bayern Munchenin, kosovari Xherdan Shaqiri e kroati Mario Manxhukiq, janë liruar prej akuzave që ua ngarkonte prokuroria në Gjermani.

Vendimi i gjykatës vjen pasi ajo nuk ka gjetur asnjë dëshmi se përshëndetja e Shaqirit dhe Manxhukiqit ishte dedikuar për gjeneralët e liruar nga Haga, kroatët Ante Gotovina dhe Mladen Markaq. “Ky variant nuk është i dënueshëm”, thuhet në vendimin për lirimin e tyre nga akuzat.

Shaqiri ditë më parë mohoi se ka përshëndetur lirimin e gjeneralëve nga Kroacia. Kosovari pati insistuar se vetëm e pati mbështetur golin e shënuar nga Manxhukiq./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button