Berat, feston 100 vjetorin, vdes papritur 15-vjeçarja

Një 15-vjeçare nga Ura Vajgurore në Berat ka humbur jetën pas një feste me shokët. Sipas policisë  vajza pësoi fillimisht gjendje të fikti dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku dhe ndërroi jetë.

Mjekët dyshojnë se 15-vjeçarja mund të ketë humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak ose hemorragji cerebrale. Gjithsesi do të jetë autopsia që do zbardhë të vërtetën e vdekjes së adoleshentes. Efektivët nga ana e tyre kanë kryer hetimet, dhe nga dëshmitë e miqve të vajzës, mëzohet se vajza nuk ka konsumuar alkool, por vetëm pije energjike./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button