(VIDEO) “Për ty atdhe”, dhurata e Inva Mulës për 100 vjetorin

Sopranoja me famë botërore, Inva Mula, pas disa vitesh rikthehet me albumin e saj më të ri, titulluar “Për Ty Atdhe”. Kjo është dhurata që ajo i ka bërë vendit të saj për këtë 100 vjetor.

Këto kohë artistja ka qenë gjithnjë e më e pranishme në Shqipëri. Albumi mban për titull këngën e njohur të kompozuar nga i ati i sopranos, Avni Mula dhe e kënduar në origjinal nga Mentor Xhemali.

Në këtë album janë përmbledhur 12 këngë patriotike, midis të cilave edhe Himni Kombëtar shqiptar, të përpunuara nga Genc Tukiqi, të cilat ai thotë se vijojnë në një formë lirike.

Bashkangjitur me CD u promovua edhe një videoklip, të cilin artistja e cilëson si minifilm.

Përveç albumit, ajo rikthehet në Tiranë për t’i dhuruar Shqipërisë edhe një koncert madhështor që do ta mbajë më 28 Nëntor në Pallatin e Kongreseve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button