Tiranë, përgatitet torta gjigante

Ka nisur përgatitja e tortës në ambientin përpara Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, e cila do të shpërndahet ditën e Festës së Flamurit për qytetarët. 

Torta do te jete 13 tonë me një sipërfaqe drejkëndore prej 550 metër katror, me dy shtresa pandispanje dhe krem dhe do të ketë shije shege. Pandispanja e tortës është përgtaitur më parë ndërkohë që në ambientet e TOB-it do të përgatiten shtresat e kremit dhe parashikohet të përfundojë në mëngjesin e së mërkurës.

Festimet kanë vijuar gjatë gjithë ditës në rrugën ‘Murat Toptani’ në Tiranë, duke filluar me panairin e produkteve shqiptare si dhe koncert me këngëtarë të rinj. Ndërkohë në orën 12.00 kanë mbërritur në bashkinë e Tiranës kalorësit nga Mitrovica, të cilët janë nisur për në Sheshin e Flamurit në Vlorë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button