Zyrtarët policor merren në pyetje nga Prokuroria, Çulev mohoi se janë pjesë e ekipit të tij
![](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2019/12/policia-intervenuese-maqedoni-1.jpg?fit=1732%2C1154&ssl=1)
Në Prokurorinë themelore publike për ndjekje penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit janë marrë në pyetje nëpunësit policorë, ndërsa telefonat e tyre janë konfiskuar, transmeton Portalb.mk.
Naqe Çulev, ministri i punëve të brendshme theksoi se këta zyrtarë nuk janë pjesë e ekipit të tij.
“Lidhur me shkrimin në media për gjoja arrestime të personave që janë pjesë e ekipit tim, do të doja ta informoj opinionin se i përgënjeshtroj ashpër këto konstatime. Bëhet fjalë për ndërmarrje të veprimeve zyrtare me urdhër të gjykatësit për procedurë paraprake për persona që janë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të njëjtat janë sistemuar në vende përkatëse pune dhe nuk janë të ndërlidhura me ekipin tim ose me kabinetin tim”, deklaroi Çulev.
Ai mohon se personat e thirrur në Prokurori kanë marrë vendime nga ana e tij.