Ja çfarë i shtyn meshkujt apo femrat të tradhtojnë

Një studim i bërë kohë më parë në lidhje me atë se çfarë i shtyen njerëzit të tradhtojnë partnerin/en ka rezultuar se, sipas 35% të 2300 të anketuarve, është kënaqësia ajo që ka më tepër rendësi. Dhe sidomos kënaqësia që nuk ka asnjë lidhje me ndjenjat.

28% kanë thënë se ajo çka i shtyn të tradhtojnë është dëshira për të përmbushur pakënaqësitë seksuale nga partneri/ja. Të tjera arsye janë: pasioni i dashurive të reja, adrenalina dhe ndërmarrja e rrezikut, pikantja dhe zbulimet e reja dhe së fundmi shumëfishimi i partnereve.

Ky studim ka treguar edhe një tjetër ndryshim ndërmjet burrave dhe grave. Nëse kënaqësia është motivimi kryesor për meshkujt gjate gjithë jetës, për femrat kjo evoluon me kohen. Ato kërkojnë kënaqësinë si meshkujt kur janë të reja, por pas moshës 50 vjeçare, kërkojnë para se gjithash të rigjejnë pasionin e fillimit të një lidhjeje./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button