Interi Barazon kundër Cagliarit ( Video )

Nerazzurrët nuk e shfrytëzuar barazimin e Juventusit për ta zvogëluar diferencën ndërmjet tyre

Sot barazuan me rezultat 2-2 në G.Meazza kundër Cagliarit.

Rodrigo Palacio i dha vendasve epërsi (11’), mirëpo Marco Sau (43’) e barazoi rezultatin pak para përfundimit të pjesës së parë.

Sau shënoi edhe në pjesën e dytë për epërsi të mysafirëve (66’), mirëpo autogoli i Davide Astorit (82’) i shpëtoi Nerazzurrët nga humbja.

Interi mbetet në pozicionin e dytë me 4 pikë deficit ndaj Juventusit i cili gjendet në vendin e parë, dhe në vendin e tretë gjendet Fiorentina./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button