ANALIZË: Sektori publik në RMV me llogari në borxhe prej 130 milion eurosh! (Infografik)

Të gjitha institucionet që bëjnë pjesë në sektorin publik, në nivelin qendror dhe atë lokal, përmes të gjitha institucioneve dhe sektorëve, vitin e kaluar raportuan detyrime të maturuara dhe të papaguara, sipas të gjitha bazave, në vlerë prej pothuajse 272 milion eurosh. Në tremujorin e fundit, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019, është regjistruar një ulje e borxhit prej shtatë milion eurosh. Portalb.mk tashmë e ka analizuar pozicionin e borxhit të sektorit publik në vitin e kaluar, dhe tani, si vazhdimësi, i publikon të dhënat përfundimtare dhe zyrtare nga Ministria e Financave për gjendjen në fund të vitit 2019.

Borxhet më të mëdha për faturat, kompensimet, ngrohjen…

Rritja e detyrimeve të maturuara, por të papaguara për taksat,komunale, transportin, komunikimin, ngrohjen, kompensimet, për shpenzimet e tjera rrjedhëse. Pasqyra e të dhënave mbi llojin dhe strukturën e borxheve që i kanë institucionet në nivelin qendror dhe lokal, tregon se kryesisht borxhet janë për shkak të faturave të papaguara për taksat komunale, energjinë elektrike, ngrohjen, ujin, transportin, komunikimet. Në fund të vitit 2019, mbi këtë bazë u raportua borxh prej 48.5 milion eurosh. Për materialet dhe inventarin e imët, borxhet e maturuara, por të papaguara, arritën në 30.0 milion euro. Një sasi më e madhe e borxhit u krijua në bazë të “punëve të tjera ndërtimore” në vlerë prej 25.0 milion eurosh dhe 2.2 milion euro të tjera detyrime të papaguara për punët e kryera ndërtimore.

Një nga zërat më të mëdhenj të borxhit janë “shpenzimet e tjera rrjedhëse”, të cilat, siç ka njoftuar tashmë “Portalb”-i, përfshijnë detyrimet e vjetra të cilat barten me dekada, por edhe detyrime të reja që nuk janë të përfshira në zërat e tjerë. Në fund të vitit 2019 në bazë të shpenzimeve të tjera aktuale, borxhi arriti në 51.2 milion euro, ndërsa në fund të vitit 2018 borxhi mbi këtë bazë ishte 45.0 milion euro, ndërsa rritje ka edhe në krahasim me gjendjen në tremujorin e tretë të vitit 2019.

Analiza tregon se nga shuma e përgjithshme e detyrimeve të maturuara, por të papaguara, pothuajse gjysma janë për shkak të borxheve ndaj sektorit publik. Në fakt, bëhet fjalë për borxhe dhe detyrimet ndërmjet vetë institucioneve, ndërmarrjeve publike, agjencive dhe organeve të tjera shtetërore në nivelin lokal dhe qendror. Konkretisht, borxhet ndaj sektorit publik arrijnë në 130 milion euro, e më pas vijnë detyrimet e maturuara, por të papaguara ndaj sektorit privat, shoqatave të qytetarëve dhe organizatave të tjera jofitimprurëse në vlerë prej 117,7 milion euro, detyrimet e raportuara të maturuara ndaj vendeve të jashtme janë 22.3 milion euro, ndërsa detyrimet ndaj personave fizikë në fund të vitit 2019 ishin 1.5 milion euro. Në krahasim me gjendjen në fund të vitit 2018, janë zvogëluar borxhet ndaj sektorit publik, detyrimet ndaj vendeve të jashtme, e po ashtu janë zvogëluar dukshëm detyrimet e maturuara, por të papaguara ndaj sektorit privat, ndërsa ka rritje të borxhit ndaj personave fizikë.

Komunat dhe shëndetësia me borxhet më të mëdha… 

Edhe në listën e re të Ministrisë së Financave, sipas llojit të subjekteve që kanë borxhe, përsëri dominojnë detyrimet e maturuara, por të papaguara të komunave, shëndetësisë, ndërmarrjeve lokale të themeluara nga komunat.

Kështu, në fund të vitit 2019, borxhi i maturuar, por i papaguar i komunave arriti në 53.7 milion euro, i institucioneve shëndetësore publike 44.3 milion euro, ndërsa borxhi i maturuar i ndërmarrjeve lokale të themeluara nga komunat ishte 58.5 milion euro.

“Portalb”-i tashmë i ka analizuar të ardhurat buxhetore dhe shpenzimet e komunave, dhe disa prej tyre janë përfshirë edhe në “listën e re të borxhlinjve”. Konkretisht, komuna e Ohrit ka detyrime të maturuara, por të papaguara, prej 7.3 milion eurosh, komuna e Tetovës 7.2 milion euro, e më pas vjen komuna e Karposhit me detyrime prej 5.0 milion euro, e ndjekur nga komuna e Strugës me 3.1 milion euro, komuna e Sarajit 1.6 milion euro, komuna e Dibrës me borxh prej 1.4 milion euro, komuna e Studeniçanit me detyrime të maturuara, por të papaguara në vlerë prej 1.2 milion euro.

Nga institucionet shëndetësore, Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 shtatori” ka detyrime të maturuara, por të papaguara prej 4.6 milion euro, Klinika për sëmundje kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”- Shkup me 2.6 milion euro, Instituti për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët – Kozle me detyrime në vlerë prej 2.3 milion eurosh, pastaj vjen IShP “Klinika Universitare e Kardiologjisë” me 2.1 milion euro, e ndjekur nga IShP “Klinika Universitare e Kirurgjisë Pediatrike me detyrime të maturuara, por të papaguara, në vlerë 1.7 milion euro.

Sipas shumës së detyrimet e maturuara, por të papaguara, në vend të lartë janë renditur edhe ndërmarrjet publike, veçanërisht ato të themeluara në nivel lokal. Bindshëm në vendin e parë, me borxh prej 10.8 milion eurosh gjendet NP “Hekurudhat e Maqedonisë – INFRASTRUKTURA” – Shkup. Në lista e borxhlinjve gjenden edhe: NP Sistemi i Koleksionit – Shkup, NP “Ujësjellësi” – Kumanovë, NP “RTM” – Shkup, NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, Ndërmarrja Publike Komunale – Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button