Si klasifikohen tërmetet, kush konsiderohet mikro dhe kush shkatërrues

Pergjigjet u dhane nga sizmiologu Edmond Dushi per televizionin Ora News

Kush janë tërmetet e rrezikshme?

Në Sizmologji tërmetet grupohen edhe në bazë të magnitudës

Tërmetet me magnitudë deri në 5 konsiderohen mikrotërmete

Tërmetet me magnitudë mbi 5 – 6 të shkallës rihter konsiderohen të moderuar

Tërmetet me magnitudë 6- 7 të shkallës Rihter quhen të fortë

Tërmetet mbi magnitudë mbi  7 të shkallës rihter janë shkatërrues.

Cfarë duhet të dini për tërmetet në Shqipëri?

Territori i Shqipërisë për fat të keq është një territor tektonikisht aktiv dhe marrëdhëniet tektonike ndërmjet njësive kryesore tektonike të këtij vendi, (Kores së tokes)  është përmes thyerjve tektonike. Sforcimet akomodohen përmes këtyre thyerjeve dhe në momentin që kalojnë një thyerje të caktuar të rezistencës së materialit përgjatë planeve aktive kemi dhe tërmetet.

Tërmetet klasifikohen dhe nga thellësia e goditjes

Sa më e vogël të jetë thellësia aq më shumë ndihet lëkundja

Tërmeti i orës 21:15 i mbrëmjes së të martës ne Shqiperi ishte me thellësi 7 km. Kjo është dhe arsyeja që është ndjerë i fortë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button