Në pikëpyetje marrëveshja Turqi-BE për refugjatët

Si në BE ashtu edhe në Turqi ka dyshime për të ardhmen e marrëveshjes së refugjatëve të nënshkruar në Mars 2016. Kancelarja Merkel duket, megjithatë, e vendosur për të mbajtur gjallë marrëveshjen, transmeton OraNews.

Në ditët e para pas nënshkrimit të saj, Marrëveshja për Refugjatët BE-Turqi dukej se po funksiononte mirë. Refugjatët dhe imigrantët që kalonin nga Turqia në Greqi u zvogëluan në mënyrë drastike sepse Ankaraja e frenoi në mënyrë të efektshme fluksin.

Por zelli i Turqisë kohët e fundit është dobësuar me arsyetimin se BE nuk e ka paguar borxhin, siç është rënë dakord. Përveç kësaj, Ankaraja filloi të kërcënonte me përfundimin e marrëveshjes së refugjatëve, madje duke folur për “hapjen e kufirit”.

Dyshimet për marrëveshjen e refugjatëve janë shprehur edhe në BE, megjithatë disa vende anëtare paralajmërojnë se Ankaraja tani është në gjendje të shantazhojë Brukselin me marrëveshjen.

Në të njëjtën kohë, liderët evropianë kanë frikë se një anulim i marrëveshjes do të rrisë fluksin e refugjatëve në Evropë dhe forcimin e forcave të ekstremit të djathtë dhe populist në BE.

Procesi i azilit në Greqi është një problem 

Kancelarja gjermane është e bindur që Marrëveshja për Refugjatët BE-Turqi ka kuptim dhe duhet të vazhdojë të zbatohet në të ardhmen. Në takimin e saj me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në Ankara javën e kaluar, Angela Merkel falënderoi Turqinë për pritjen e miliona refugjatëve sirianë dhe premtoi ndihmë shtesë financiare.

Eksperti i imigracionit Gerland Knaus, i cili konsiderohet një nga arkitektët e marrëveshjes së refugjatëve, vlerëson se “kancelaja i ka premtuar me të drejtë Turqisë ndihmë të mëtejshme financiare, sepse pa atë marrëveshja e refugjatëve do të rrezikohej”.

Për specialistin austriak ekziston një problem tjetër që është i aftë të forcojë marrëveshjen: “Mosarritja e BE-së për të siguruar kampe refugjatësh në ishujt Grekë që kërkesat për azil të trajtohen me kushte të drejta dhe dinjitoze. Në fakt, sistemi i azilit është shembur. Në këtë fazë, gjasat që azilkërkuesit të mos kthehen në Turqi janë zero. Nëse BE nuk arrin ta zgjidhë këtë problem, marrëveshja e refugjatëve do të dështojë. “

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button