Kundër dy nëpunësve policorë janë ngritur iniciativa për përgjegjësi disiplinore

Kundër dy nëpunësve policorë nga Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dje standarde profesioniste janë parashtruar iniciativa për veprim për përcaktim të përgjegjësisë disiplinore.

Njëri prej tyre është polic i cili më 30 nëntor të vitit të kaluar ka qenë në detyrë, në një hotel në Shkup ka penguar policë nga njësia “Alfa” të legjitimojnë persona që kanë qenë në shoqëri të tij dhe nuk ka lejuar t’u kotnrollohen automjetet. Me këtë, siç kumtoi MPB, ai ka vepruar në kundërshtim me nenin 2 paragrafi 3 dhe paragrafi 6 nga Rregullorja për mënyrën e sjelljes dhe marrëdhënieve të ndërsjellta të nëpunësve policorë.

Janë kërcënuar pjesëtarë të njësisë “Alfa” për çka më 2 dhjetor 2029 në SPB SHkup janë parashtruar materiale për paraqitje për “Rrezikim të sigurisë”. Por pas kontrolleve të kryera dhe ekspertizës në materialet zyrtare, është konstatuar se udhëheqësi i ndërrimit në njësinë “Alfa” pranë SPB Shkup, i cili ka qenë i pranishëm gjatë kontrollit më 30 nëntor 2019, nuk e ka dokumentuar dhe nuk ia ka paraqitur shërbimeve kompetente veprën penale dhe kundërvajtjet që kanë ndodhë në hotel.

“Dokumentimin e plotë dhe paraqitjen e ngjarjeve nga 30 nëntori 2019 e ka organizuar më 2 dhjetor 2019, dhe me atë rast pas kërkesës së zëvendës shefit të njësisë “Alfa”, me çka ka vepruar në kundërshtim të nenit 11 paragrafi 2 nga Rregullorja për mënyrën e ushtrimit të punëve policore dhe në kundërshtim me nenin14 nga Ligji për policinë”, thekson MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button