Martesa: Më mirë flini të zemëruar sesa të grindeni tërë natën

Martesa është bashkësia më e shenjtë të cilën dy persona mund ta krijojnë, por ndonjëherë ajo mund të ngarkohet me besime dhe mendime të cilat negativisht do të pasqyrohen në marrëdhëniet e çiftit.

Bëhet fjalë për gjashtë besimet e gabueshme për të cilat flet terapistja Susan Hutler.

1. Gjithçka te kompromiset

Kompromiset mund të jenë një kombinim shkatërrues për ty dy. Në qoftë se njëri dëshiron të jetojë në një qytet të caktuar e tjetri nuk do, zgjedhja e qytetit të tretë mund të jetë një zgjidhje jo e mirë për çiftin. Në vend të kësaj, duhet të kërkoni zgjidhje që do të jetë e kapshme për të dy palët.

2. Unë kam çdoherë të drejtë

Ky është një qëndrim që ka shumë gjasë ta prishë martesën. Kuptojeni se të dytë jeni qenie inteligjente dhe se kjo është një nga arsyet se pse keni zgjedhur njëri-tjetrin. Analizojini mirë punët dhe në qoftë se nuk pajtoheni me ndonjë mendim të bashkëshortit tuaj, atëherë tregojeni mendimin tuaj për atë çështje.

3. Mos flini të zemëruar

Në fakt, është më mirë të flini të zemëruar, se sa të grindeni gjatë tërë natës. Kjo vetëm do ta përkeqësojë situatën. Në qoftë se ndjeni se mund të grindeni atë natë, është më mirë të flini më herët. Ndoshta problemi do të vazhdojë të ekzistojë edhe në mëngjes, por atëherë, pasi keni bërë gjumin, është shumë më lehtë të merreni me atë çështje.

4. Lidhjet e gjata bëhen të mërzitshme

Lidhjet e gjata janë argëtuese përderisa çifti bën gjëra në të cilat kënaqet, pa marrë parasysh çka. Në qoftë se të dy palët përpiqen ta bëjnë lidhjen më interesante, atëherë padyshim se do ta mbajnë të gjallë interesin dhe dashurinë për njëri-tjetrin.

5. Dashuria humb kur nuk ka më tërheqje seksuale

Dashuria dhe lidhja nënkupton zbulime të vazhdueshme të mënyrave të reja për t’u kënaqur me seksualitetin e njëri-tjetrit, madje edhe atëherë kur, për shkak të obligimeve, momentet e tilla pakësohen. Çiftet e vërteta martesore do të mësohen se si përsëri ta zgjojnë atë te njëri-tjetri.

6. Në qoftë se jeni çift i mirë, partneriteti bashkëshortor do të zhvillohet vetëvetiu

Për partneritet nevojiten aftësi, ndërsa çiftet të cilët janë në raport të mirë dinë se si të bisedojnë dhe të kuptojnë njëri-tjetrin, si të sjellin vendime së bashku dhe si të mësojnë nga gabimet e tyre./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button