Taksistët fikin xhepat e shkupjanëve!

Shkupjanët ankohen se taksi kompanitë respektivisht vozitesit e taksi veturave, çmimet ua vendosin në mënyrë paushallë. 

Për shembull për të shkuar prej Radio Televizionit të Maqedonisë, deri tek Qeveria e Maqedonisë që nuk është hiç më larg se 1000 metra, u merren 90 apo 100 denarë, jo se taksi metri e tregon por ata vetë vendosin se çfarë çmimi të kërkojnë prej qytetarëve.

Ata shpesh herë thonë se kanë lirime deri 20 për qind, por vetëm manipulojnë me qytetarët.

‘Jam shumë e revoltuar, shumë shpesh vozitem me taksi, çmimet nuk janë aspak korrekte, çdo vozitës i cakton siç dëshiron vetë. Për shembull ndonjë kompani prej pune në shtëpi mi merr 70 denarë, një tjetër 100, tjetra edhe 120 më ka ndodhur. Nuk është aspak e drejtë kjo’ tha Hatixhe Bajrami, qytetare.

‘Po vozitem me taksi edhe atë shumë shpesh. Nervozohem shumë, sepse unë jam udhëtare e rregullt me një taksi kompani dhe e di saktë se sa mundet me më kështu për relacionin që e bëj. Megjithëse krejt varet nga cila rrugë shkojmë, sepse shpesh herë është komunikacioni i dendur dhe kjo ndikon shumë. Por sido qoftë, unë udhëtojë me taksi që janë në thirrje’, tha Edona Aliu.

‘Unë jam e rregullt që vozitem me taksi, taksistët mezi presin të ndalen në semafor të kuq. Për të njëjtin destinacion herë paguaj 50 denarë, herë 70 e herë 100 denarë’, tha Mimoza S.

Zoran Damjanovski, nga Sektori për komunikacion i Qytetit të Shkupit, thotë se çmimin për taksi transport e vendos Qyteti i Shkupit, dhe çdo shumë që merret në mënyrë paushalle, është kundër ligjore.

‘Çmimin e taksi transportit e vendos Këshilli Qyteti i Shkupi, starti është 40 denarë dhe 25 denarë plus për çdo kilometër, kjo është e sjellë me vendim të Këshillit. Do të thotë kjo është çmimi maksimal që mund një taksist të kërkojë për një relacion për një kilometër. E gjithë ajo që paguhet më pak ose më shumë se ajo, është kundër ligjore, ndërsa nëse japin lirim është përgjegjësi e tyre, pasi në Ligjin e DAP neni 16 qëndron se nëse tregohet lirim ne aparatin fiskal, kjo është e lejueshme” tha Damjanovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button