Suso arriti marrëveshje me ekipin spanjoll

Anësori i Milanit, Suso, ka arritur marrëveshje për kalim te Sevilla, por një e tillë mes klubeve akoma s’është arritur, transmeton Koha.net.

Spanjolli humbi vendin në 11-shen bazë të Milanit dhe sipas “Gazetta dello Sport” ai tani pritet t’i bashkohet Sevillas me kontratë katër vjet e gjysmë.

Klubet janë duke mbajtur akoma negociatat, ndërsa mendohet se fillimisht lojtari do të huazohet për 18 muaj me obligim për blerje për 20-25 milionë euro.

Suso u transferua te Milani më 2015 nga Liverpooli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button