MPJ: Në Kinë ka rreth 100 shtetas të RMV-së, asnjëri nuk është i prekur nga virusi Korona

Ministria e Punëve të Jashtme informon se deri në këtë moment, deri te përfaqësitë diplomatike-konsullore në Republikën Popullore të Kinës, nuk është paraqitur asnjë rast i Maqedonisë së Veriut i prekur nga virusi Korona, njofton Portalb.mk.

“Gjithashtu nuk ka të paraqitur shtetas tanë të cilët gjenden në zonën më të gjerë me masa restriktive për lëvizje, të cilëve u duhet ndihmë. Ministria e Punëve të Jashtme informon se në RP Kinës legalisht qëndrojnë rreth 100 shtetas të RMV-së. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta”, thonë nga MPJ e Maqedonisë së Veriut.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut për detaje më të hollësishme rreth zhvillimeve mund të paraqiten në Ambasadën e Maqedonisë së veriut në Peking në telefonin kujdestar me numër +86 185 1351 2812 ose postën elektronike [email protected].

Ndryshe, të paktën 80 persona vdiqën  nga virusi Korona, ndërsa vetëm në Kinë janë infektuar 2.744 persona.

Virusi nga Kina vazhdoi të përhapet në botë, ku janë regjistruar 50 raste të të infektuarve, prej të cilëve pesë në SHBA.

Tani për tani nuk ka raste të vdekjes jashtë Kinës, ndërsa të infektuar janë regjistruar në Hong-Kong, Makao, Tajvan, Tajlandë, Japoni, Koreja Jugore, SHBA-ja, Kanadaja, Vietnami, Singapori, Nepali, Australia, Malejzia dhe Franca.

Rreth 60 milion njerëz janë në karantinë të pjesshme ose të tërësishme, sepse autoritetet kineze  ndaluan hyrjen dhe daljen nga qyteti Vuhan,  ku u paraqit virusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button