Pushimet e Beyonce në Francë
Beyonce Knowles publikoi ditën e enjte, për herë të parë fotografitë e festimeve të 31-vjetorit të saj.
Këngëtarja, e cila mbushi 31 vjeç në 4 shtator, postoi disa imazhe personale gjatë ditës në rrjetin shoqëror “Tumblr”.
Në njërin prej këtyre fotografive, ajo shfaqet e veshur me rroba banjo, në rehatinë e saj personale, gjatë një udhëtimi me jaht në Francën Jugore.
Në një tjetër imazh, këngëtarja shfaqet duke prerë një tortë ditëlindjeje, e fotografuar prej bashkëshortit të saj, Jay Z.
Pasi lindi vajzën e saj të parë në janar, Beyonce mori disa kohë pushim, duke iu dedikuar të porsalindurës.