City e Chelsea, 62 milionë për Cavanin

Superagjenti italian Mino Raiola mendon se dy nga klubet më të fuqishme në botë, Manchester City dhe Chelsea, janë të gatshëm për ta paguar klauzolën e Edinson Cavanit.

“Janë disa ekipe që do ta blinin për 62 milion euro El Matadorin. Vlera e një lojtari vlerësohet prej atyre që e blejnë atë, e jo prej atyre që e kanë, këtë duhet ta mbani në mend. Ekzistojnë sulmues të mëdhenj që janë transferuar për këso shuma të mëdha, shikoni Ibrahimovic ose Cristiano Ronaldon”.

“A do të jem unë agjenti i radhës i Cavanit? Këto thashetheme nuk janë të vërteta dhe unë kurrë nuk kam biseduar me Cavanin”, përfundoi njëri prej agjentëve më të mirë në botë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button