Shkup, policia po zhvillon aksion të madh policor

Policia po zhvillon në këto çaste një aksion të madh policor në Shkup për arrestimin e më shumë personave të dyshuar se janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal.

Të arrestuarit, mes të cilëve edhe persona përgjegjës në institucionet e shtetit, dyshohen për keqpërdorime gjatë furnizimit të shkollave me naftë. Aksioni policor po zhvillohet në më shumë lokacione në Shkup.

“Me detajet për arrestimin e personave do të dalim gjatë ditës së nesërme. Tani për tani, nuk mund t’ju them gjë prej gjëje”, ka deklaruar zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button