Basketbollisti Kobe Bryant humbi jetën në një aksident me helikopter

Kobe Bryant e ka humbur jetën në një aksident me helikopter mëngjesin e të dielës – bën të ditur TMZ Sports. Ai ishte 41 vjeçar, njofton Portalb.mk.

Raportohet që Brajant dhe të paktën tre persona tjerë ishin në helikopterin privat të Brajant kur ai u
rrëzua në Calabasas, në periferi të Los Angeles, në kodrat në perëndim të Luginës San Fernando.

Shërbimet emergjente kanë reaguar shpejt pas shpërthimit të zjarrit, mirëpo askush nga bordi nuk ka mbijetuar. Pesë njerëz janë konfirmuar të vdekur (duke përfshirë edhe pilotin).

.

Bashkëshortja e tij, Vanessa Bryant, thuhet se nuk ka qenë në helikopter, ndërsa shkaku i rrëzimit të helikopterit është duke u hetuar.

Kobe e kishte shfrytëzuar helikopterin me vite të tëra për udhëtimet e tij që nga koha kur ishte pjesë e LA Lakers.

Ai ka lënë pas vetes bashkëshorten Vanessa dhe katër vajzat e tij, Gianna, Natalia, Bianca dhe të porsalindurën Capri.

Brajant kaloi tërë karrierën e tij 20 vjeçare me ekipin e basketbollit Los Angeles Lakers, duke filluar si 17 vjeçar, më vitin 1996, kur ishte ende në shkollë të mesme.

Me ekipin e tij ai u bë pesë herë Kampion i NBA, ka marrë edhe titullin NBA MVP (titull që jepet për lojtarin më të vlefshëm të NBA-s), 18 herë ishte pjesë All Star – një eveniment vjetor me lojtarët më të mirë të NBA ku ai kishte 11 paraqitje në ekipin e parë të All Star – NBA, gjithashtu ishte pjesë e ekipit olimpik të basketbollit të SHBA. U shua një sportist i jashtëzakonshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button