Luma dhe Daut nga “Toka e mjaltit” e kanë fituar çmimin prestigjioz amerikan për kinematografi

Kinematografët e “Tokës së mjaltit”, Samir Luma dhe Fejmi Daut, janë fitues të çmimit për kinematografi më të madhe për Film dokumentar të ndarjes së 34-të të çmimeve ASC (The Amerikan Society Cinematographers), njofton Portalb.mk.

“ASC Awart” llogaritët si çmim më prestigjioz botëror në fushën e kinematografisë, pasi që e ndanë Asociacioni i kinematografëve të Amerikës (ASC).

Çmimin për kinematografët ua ka dhënë regjisori Tod Filips, i cili në paralajmërimin e ti tha se kjo është “kohë e artë për filmin dokumentar”.

“Toka e mjaltit” është në garë për “Oskar” në dy kategori – për film më të mirë dokumentar dhe për film më të mirë të huaj.

Filmi është në regji të Lubomir Stefanov dhe Tamara Kotesvska, produksioni është i Atanas Georgiev, i cili është edhe montues, ndërkaq kinematografia është e Samir Luma dhe Fejmi Daut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button